Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konference për media ka garantuar se Qeveria do ta ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.

Ai i shpjegoj popullit se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.

“Kriza është bërë e papërballueshme. Duke e ndjekur shembullin e shteteve evropiane, Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë furnizimin me energji elektrike dhe ta shmangim rritjen eventuale të çmimeve”, u shpreh Kurti.

Ai tha se “kriza energjetike që po i rek të gjitha vendet e rajonit, tanimë ka arritur në vendin tonë.”

Aktualisht, dy blloqet e Termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit si pasojë e avarive të paparishikuara. Duhet theksuar se Termocentralet janë më shumë se 40 vite të vjetra dhe pa asnjë mirëmbajtje.

Lexo po ashtu:  Brengat e Vuçiqit: Nuk ka dialog në Bruksel derisa Kurti të jetë aty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *