Kryeministri në ikje i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dorëzuar detyrën dhe ka uruar kryetarin e sapozgjedhur Dimitar Kovaçevski për fitoren në zgjedhjet brendapartiake.

Ai ka deklaruar se në bisedimet e deritanishme me kryeministrin e ri të Bullgarisë, është theksuar se brenda 6 muajve duhet të përmbyllet kontestimet mes Shkupit dhe Sofjes.

“Atë çfarë kemi biseduar me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Kiril Petkov është se kjo duhet të zgjidhet jo më vonë se 6 muaj. Jemi pajtuar se duhet të formojmë edhe grupe punuese për energjetikë, infrastrukturë, ekonomi, kulturë, shëndetësi, dhe gjithçka çka është me rëndësi që të mund të krijojmë ambient, që të tejkalohen këto çështje”, tha mes tjerash Zaev.

Theksojmë se ky është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, pasi deri tani është vetoja bullgare për Shkupin ajo që ka bllokuar edhe Tiranën, lidhur me hapjen e negociatave.

Lexo po ashtu:  Protestuesit serb thyejnë kordonin e policisë, tentojnë t’i afrohen kufirit me Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *