Pavarësisht se nuk e thekson asnjëherë në mënyrë specifike datën aktuale të lindjes së Jezusit në Bibël, traditat e krishtera janë bërë shumë të lidhura pas idesë, se figura historike ka lindur më 25 dhjetor. Diskutimi i madh rreth kthesës së shekullit III të Epokës së Përbashkët përqendrohej në datën e saktë, me Agustinin e Hipos, mes të tjerëve, që argumentonte me zell se Krishti kishte lindur në ditën më të shkurtër të vitit në kalendarin romak.

Në përputhje me disa festivale pagane që kanë të bëjnë me Solsticin Dimëror, duke përfshirë edhe lindjen e Sol Inviktus, zgjedhja e datës së lindjes së Jezusit, frymëzohet rëndësist nga festivali i lashtë romak i Saturnalias. Festa në nder të Saturnit hyjnor, që mbahet mes 17 dhe 23 dhjetorit, kishte paralele të rëndësishme me kongregacionin e krishterë.

Mes tyre përfshihet një festë familjare, dhe shkëmbimet private dhe personale të dhuratave. Edhe Saturnalia, si me pjesën më të madhe të panteonit romak, kishte huazuar traditat e hershme, sidomos nga festimi grek i Kronias:një festë kushtuar Titanit grek, Cronus, babait të Zeusit.

Lexo po ashtu:  Bideni ka paguar rreth 300 mijë dollarë tatime për një vit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *