Pavarësisht se nuk e thekson asnjëherë në mënyrë specifike datën aktuale të lindjes së Jezusit në Bibël, traditat e krishtera janë bërë shumë të lidhura pas idesë, se figura historike ka lindur më 25 dhjetor. Diskutimi i madh rreth kthesës së shekullit III të Epokës së Përbashkët përqendrohej në datën e saktë, me Agustinin e Hipos, mes të tjerëve, që argumentonte me zell se Krishti kishte lindur në ditën më të shkurtër të vitit në kalendarin romak.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në përputhje me disa festivale pagane që kanë të bëjnë me Solsticin Dimëror, duke përfshirë edhe lindjen e Sol Inviktus, zgjedhja e datës së lindjes së Jezusit, frymëzohet rëndësist nga festivali i lashtë romak i Saturnalias. Festa në nder të Saturnit hyjnor, që mbahet mes 17 dhe 23 dhjetorit, kishte paralele të rëndësishme me kongregacionin e krishterë.
Mes tyre përfshihet një festë familjare, dhe shkëmbimet private dhe personale të dhuratave. Edhe Saturnalia, si me pjesën më të madhe të panteonit romak, kishte huazuar traditat e hershme, sidomos nga festimi grek i Kronias:një festë kushtuar Titanit grek, Cronus, babait të Zeusit.





