Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kryeministri i pakorruptuar i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar Presidentit të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin me rastin e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor dhe rizgjedhjen e Ugljanin në krye të saj, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Duke e falënderuar kryeministrin Kurti për letrën dhe dëshirat më të mira të shprehura aty, Ugljanin ka thënë se koncepti i vetëvendosjes, sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe integrimi në NATO mbeten tema të përbashkëta.

“Republika e Kosovës, me ju në krye të Qeverisë, përfaqëson një bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik, në procesin e integrimit evropian dhe NATO, të Republikës së Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar në letër falënderim Dr. Sulejman Ugljanin, President i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut.

Lexo po ashtu:  Krimet në Bucha, ministrja gjermane: BE duhet të diskutojë ndalimin e gazit rus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *