Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka bërë thirrje opozitës që të mos i shkojnë në seancën e jashtëzakonshme të propozuar nga kryeministri Albin Kurti, për krijimin e një rezolute të përbashkët për t’i dalë kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.
“Gabimet e partive opozitare, bërë në të kaluarën, nuk guxojnë ta përcaktojnë as shantazhojnë rrugëtimin e subjekteve politike. Mendësia e “mëkatit fillestar” duhet ndërprerë. Kjo logjikë merr pengje. Veprimi i lirë është jashtë koordinatave të vendosura nga pushteti obstruksionist. Skenaret e Kurtit e defaktorizojnë opozitën dhe e ngulfasin të ardhmen.
Mos merrni pjesë në seancën e së shtunës!”, përfundon postimi.