Shtëpia e Bardhë beson se Rusia mund të nisë një pushtim të Ukrainës në çdo moment. Sekretarja për mediat, Jen Psaki ka paralajmëruar se një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme po krijohet përgjatë kufirit ukrainas.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Ne besojmë se jemi tani në një fazë ku Rusia në çdo moment mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës. Unë do të thosha se është më e ashpër se sa kemi qenë ne”, tha Psaki.
Vlerësimi vjen ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken udhëton në Ukrainë këtë javë për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.





