Bletaria është kthyer tashmë në një biznes fitimprurës që po fuqizon ekonominë e fermerëve çdo ditë e më shumë. I tillë është edhe shembulli i Yllit që rrit bletë në Kuçovë.

Në këtë periudhë, bleta dimëron por puna e një bletari nuk ndalet kurrë. Ylli thotë se, “në muajt e dimrit, përgatisim kosheret për sezonin e ardhshëm”.

E shfaq qartë pasionin për zanatin e tij të cilin e ka të trashëguar nga i ati dhe dëshiron ta kalojë edhe te djali.

“Bletarinë e kam të trashëguar nga babai i tij Ismali dhe këtë profesion unë ia kam mësuar djalit të tij, me dëshirën për të fuqizuar këtë biznes familjar e fitimprurës”, tha ai.

Ylli e ka nisur bletarinë me 15 koshere, dhe sot ka 200 koshere. Prodhon kryesisht mjaltë dhe qumësht blete dhe i është përkushtuar tërësisht këtij zanati, pa përmendur kurrë lodhje.

Lexo po ashtu:  Pasanikë dhe të mjerë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *