Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, ka deklaruar se shërbimet sekrete kanë marrë informacione për përgatitjen e një tentative për vrasjen e presidentit, Aleksander Vuçiç.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Më 14 janar ne morëm infomacion përmes Europolit, nën etiketimin “urgjent” nga një shtet anëtar i BE-së. U informuam për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal synimi i të cilit është vrasja e presidentit të Republikës. Pas informacioneve fillestare, nisi një aksion intensiv për të përcaktuar identitetin e të gjithë anëtarëve të kësaj organizate dhe u zbulua se Radoje Zvicer, një nga liderët e klanit Kavaç, ishte koka e tij, citojnë Vulin, mediat serbe.

Ministri ka shtuar se mbetet e panjohur nëse Zvicer ka marrë urdhër për vrasjen, apo ka vendosur vetë për një gjë të tillë. Raportimi i një informacioni të tillë pason disa qëndrime publike të forta të Vuçiç kundër dy klaneve malazeze që supozohet se kontrollojnë trafiqet në Serbi.

Lexo po ashtu:  Analiza e CNN: Shekulli ku Amerika mbështet Europën ka mbaruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *