Prokuroria Speciale në Nish ka ngritur aktakuzë ndaj Shaip Kamberit për “tejkalim të apropriacioneve të buxhetit” lidhur me periudhën kur ai ka ushtruar detyrën e kryetarit të Bujanocit.

Kështu ka njoftuar vet Kamberi përmes një postimi në Facebook.

Deputeti shqiptar ka thënë se nuk ndalet përballë presioneve, kërcënimeve dhe shantazheve.

Ai thotë se Prokuroria Speciale merret vetëm me të për një praktikë që ekziston dhe realizohet në shumë Komuna të Serbisë, madje pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare në Serbi.

“Kjo tregon se në fakt këtu nuk po trajtohet puna ime si kryetar i Bujanocit, por si opozitar në Kuvendin e Serbisë. Këtë hall ka regjimi i Vuçiqit. Nuk e ka hall korrupsionin. Madje halli i tij është pse s’jam i korruptuar. Duke qenë autoritar, ai e ka hall kundërshtimin tim. Pamundësinë që e ka parë këto vite sa jam deputet për të më heshtur dhe nënshtruar”, tha tutje Kamberi.

Lexo po ashtu:  Rusia përfundimisht largohet nga SWIFT, u ngrihen asetet oligarkëve rusë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *