Pas gati gjashtë dekadash të ekzistencës së “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”, poezia “T’ga za jug” u lexua për herë të parë edhe në gjuhën shqipe. Në hapjen e festivalit mbrëmë, përveç gjuhës maqedonase dhe angleze, siç ishte praktika e deritanishme, mund të dëgjohej edhe gjuha shqipe.

Pastaj drejtori i festivalit foli në gjuhën maqedonase dhe përkthimi në shqip shkonte në formë të shkruar në video-bim. Në të njëjtën mënyrë gjuha shqipe u përdor në leximin e mesazhit poetik. Ministri i Kulturës, nga ana tjetër foli në shqip, maqedonisht dhe anglisht.

“Poetët veprojnë përmes fjalës së tyre, pasi fjalët e tyre janë tashmë vepra. Aktet poetike përmes të cilave e vërteta dhe kuptimi janë mishëruar në bukurinë para së cilës magjepsemi”, deklaroi Todorçe Tasevski, drejtor i “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”.

Pas disa viteve të bojkotimit të festivalit nga autoritetet lokale në Strugë, në rend të parë u shfaq kryetari i Strugës, Ramiz Merko.

Përndryshe fituesja e Kurorës së Artë në “Mbrëmjet Strugane të Poezisë, të 58-ta me radhë, është poetja rumune Ana Blandiana. /Alsat/MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  E dhunuara nga Serbia/ Vasfije Krasniqi – Goodman nën lot, thotë se të dhunuarat u lënduan edhe nga foltorja e Kuvendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com