Kryeministri socialist, Antonio Costa, fitoi zgjedhjet e parakohshme në Portugali, me një shumicë që ia bën të panevojshëm koalicionin.

Këto zgjedhje treguan rritjen e fortë të ekstremit të djathtë. Megjithatë socialistët siguruan 117 nga 230 vende në Parlament.

Megjithëse rezultatet e tregonin kokë më kokë me opozitën e djathtë, Costa ia doli të përmirësojë rezultatet e vitit 2019 dhe nuk do të ketë nevojë për aleatët e së majtës radikale, të cilët i kërkuan këto zgjedhje, duke mos votuar buxhetin e vitit 2022.

Ish-kryebashkiaku i Lisbonës erdhi në pushtet në 2015, falë bashkimit të paprecedent të së majtës.

Këto zgjedhje i japin Partisë Socialiste maxhorancën më të madhe në histori, 41.7%.

Lexo po ashtu:  Pse filozofët duhet ta udhëheqin shtetin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *