Bashkimi Europian (BE) përmes programit Interreg Europe, po mbështet mbrojtjen e pyjeve shekullore dhe drurëve monumentalë në Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Pyjeve zhvilloi në Tiranë, takimin e parë me përfaqësues nga institucione shtetërore, pushteti vendor, Universiteti Bujqësor i Tiranës, shoqëria civile dhe ekspertë të pyjeve, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me mbrojtjen e pyjeve natyrore të vjetra dhe drurëve monumentalë/veteranë (MVT) në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutuan disa çështje kryesore si prezantimi i planit dhe objektivat e tij për rritjen e qëndrueshmërisë së peizazhit dhe roli i pyjeve të vjetër në ruajtjen e biodiversitetit, përballjen me ndryshimet klimatike dhe garantimin e shërbimeve ekosistemore.

Gjithashtu u diskutua nevoja për përmirësim të kuadrit ligjor kombëtar për mbrojtjen e pasurive natyrore afatgjata si dhe adaptimi i përvojës së vendeve të BE-së, në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve të lashta si modele të suksesshme.

Ekspertët vlerësuan se, pyjet e vjetra dhe drurët monumentale janë pasuri me rëndësi të jashtëzakonshme për trashëgiminë natyrore dhe kulturore. Ato mbartin vlera të larta ekologjike, kulturore dhe historike, dhe janë streha e shumë specieve të rrezikuara.

Lexo po ashtu:  Vjosa Osmani ka reaguar ndaj ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë

Në rajone të ndryshme të vendit tonë, gjenden drurë të vjetër disa shekullorë që janë shpallur dhe monumente të rralla të natyrës, siç është p.sh: Ulliri i në Gjorëm të Kurbinit; druri i Vënjës në Labovës; Rrapi  Libohovës; Qershia e egër në Çajup; Rrapi i Urës së Tabakeve në Tiranë thuajse 300 vjeçare, etj

Ky takim shënon fillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë mes aktorëve për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, në përputhje me standardet dhe politikat e Bashkimit Evropian.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com