Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë.

Në mbledhje është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët.

“Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90 milionë euro. Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët” .

Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Lexo po ashtu:  Rashiq më i qartë e më bashkëpunues se opozita dhe media e kapur e Kosovës, tregon detaje interesante nga takimi me Guvernatorin e BQK-së dhe Kurtin, lut serbët të injorojnë lajmet e rreme për mbylljen e institucioneve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *