Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Vetëm në vitin 2021 diaspora ka dërguar në Kosovë 1 miliard e 143 milionë euro.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Mërgata shqiptare vazhdon të kontribuojë në dërgimin e remitencave për familjet e tyre në Kosovë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro.

Pavarësisht masave të pandemisë COVID-19, vlera e sjellë në vendin tonë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.

Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit maj me 113.3 milionë euro.

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Nga Gjermania kanë ardhur 39.2 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 19.7 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.9 për qind.

Lexo po ashtu:  Mbajtja e kafshëve në zyre e zvogëlon stresin dhe e rritë produktivitetin

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 662.2 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *