Mediat e ndryshme raportojnë për një telefoatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin në kontekstin e një krize të madhe në Ukrainë. Përqendrimi i trupave ruse në kufi është vlerësuar si një prag sulmi ushtarak të cilin Moska e ka mohuar. Ndërkohë në dritë kanë dalë disa kërkesa bazë për sigurinë nga Rusia, të cilat janë hedhur poshtë deri më tani si të papranueshme. Në këtë frymë duket se Kremlini po bënë preson për të marrë në tavolinë diçka siguruese në këmbim të heqjes dorë nga opsioni ushtarak.

Telefonata vjen në këtë kuadër dhe sipas raportimeve duket se pala amerikane ka bërë një kundërpropozim, për të cilin presidenti rus Putin thuhet se është shprehur sepresidenti rus reagoi në frymën se pala ruse do të analizojë me kujdes konsideratat e shprehura nga Biden dhe do të marrë parasysh ato padyshim

Komenti është përcjellë nga një zyrtar i Kremlinit, Yuri Ushakov, sipas të cilit Biden ka përmendur sanksionet por pa qëndruar në to si temë kryesore. Zyrtari ka shtuar po ashtu se “konsideratat e Biden nuk prekin elementët kyç dhe qendrorë të nismës ruse”.

Lexo po ashtu:  Selimi: Nuk ka pasur bastisje të shtëpisë sime nga Gjykata Speciale

Nuk është e qartë se çfarë mund të rezultojë nga këto përpjekje, por ato në thelb krijojnë premisa të një keqkuptimi të ri. P.sh pala ruse po sheh sesi presioni në terren e përshpejton gatishmërinë për t’u dëgjuar nga Perëndimi, apo SHBA, që përndryshe di të sillet me arrogancë. Nga ana tjetër, lëvizja e Rusisë vjen pak pasi SHBA kanë marrë një shuplakë në Afganistan, një vend ku nuk dinë ende se çfarë kanë bërë dhe pas të cilit kredibiliteti ndërkombëtar i tyre ka rënë. Fjala Luftë po del nga fjalori i Perëndimit pas 30 vjetësh ndërhyrjesh dhe politike me sens ekspansiv, por edhe me dështime të hidhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *