Sa herë t’ju shkojë ndërmend për të ngrënë diçka, qëroni një karotë. Jo vetëm që do t’ju shijojë dhe s’do t’ju rëndojë ndërgjegjja, por do kujtoni që jeni duke i bërë shëndetit nder të madh. Për gjithë arsyet në vijim, karotat s’duhet t’i ndani asnjë ditë nga dieta juaj.

Kanë veti anti-inflamatore: Një nga arsyet më të rëndësishme, pse duhen konsumuar karotat, është kapaciteti anti-inflamator. Ato ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve te trupit, dhimbjen e kokës e të stomakut. Mund ti hani të pagatuara ose të pjekura, ky funksion nuk i humbet.

Luftojnë kancerin: Karotat janë të pasura me vitaminë C dhe vitaminë A, në formën e beta-karrotenit, që njihen për stimulimin e rruazave të bardha të gjakut. Kështu, ato e ndihmojnë trupin të luftojë qelizat kancerogjene.

Përmirsojnë tretjen: Karotat janë një nga burimet më të mira të fibrave. Ndihmojnë njerëzit që kanë probleme me tretjen, pasi përmbajnë vitaminë B dhe magnez.

Janë të pasura me fibra: Duhet të konsumoni shumë fibra, që të qëndroni të shëndetshëm. Por shumica e njerëzve preferojnë të konsumojnë krundet e grurit dhe tërshërën, në vend të diçkaje më natyrale si karota. Ajo përmban shumë fibra të dobishme dhe ka shumë pak kalori. Nëse jeni të uritur, hani një karrotë dhe do të keni ndjesinë e ngopjes. Karota tretet shumë më lehtë se çdo ushqim tjetër, që përmban fibra.

Lexo po ashtu:  6 të pavërtetat që po qarkullojnë për koronavirusin

Kanë veti anti-plakje: Karota ju ndihmon të qëndroni të rinj, jo vetëm në trup, por edhe në mendje. Duke ngrënë karrota çdo ditë, do ta mbani trupin në gjendje shumë të mirë, për një kohë të gjatë.

Kanë veti anti-bakteriale: Karotat luftojnë bakteret. Ato ju ndihmojnë të luftoni viruset dhe parazitët, në mënyrë natyrale. Duke përdorur karota çdo ditë, shumica e sëmundjeve që mund të keni, do të zhduken.

Luftojnë aknet: Karotat ju ndihmojnë të keni një lëkurë të pastër dhe të shndritshme, me ndihmën e vitaminës A. Konsumi i karrotave ju ndihmon në luftën kundër akneve, inflamacioneve dhe gjërave të tjera të pakëndshme, që i ndodhin lëkurës tuaj. Ngrënia e një karote është më e dobishme, më natyrale dhe më e lirë se çdo trajtim artificial, në përmirësimin e lëkurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *