Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është anuluar vizita e Sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev.

“Patrushev është dashur të vijë në Beograd, ajo vizitë është paralajmëruar rreth dhjetë ditë më parë dhe ajo vizitë është anuluar”, tha Vuçiq gjatë hapjes së Qendrës Klinike të Serbisë më 27 shkurt.

Ai shtoi se Patrushev nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë në Beograd. Presidenti i Serbisë nuk ka sqaruar arsyet e anulimit të vizitës, transmeton rel.

Mediat pro-qeveritare në Serbi raportuan se oficeri i parë i inteligjencës i Kremlinit dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të Rusisë, Nikolai Patrushev, do të vizitojnë Beogradin më 28 shkurt.

Sipas këtyre raportimeve, të cilat arritën edhe në mediat ndërkombëtare, në rendin e ditës duhej të ishin pretendimet se “mercenarët” nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova do të luftonin në Ukrainë kundër palës ruse.

Ky informacion është paraqitur së fundmi nga shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, por autoritetet në ato vende i kanë mohuar raportimet e tilla.

Informacioni për anulimin e vizitës së Patrushev pasoi dy ditë pasi Vuçiq shpalli qëndrimin e Serbisë për luftën në Ukrainë.

Ai deklaroi, ndër të tjera, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por edhe se e respekton integritetin territorial të Ukrainës.

Lexo po ashtu:  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka një paralajmërim për Aleksandar Vuçiqin

***

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Nikolai Patrushev, e ka anuluar vizitën e tij në Beograd.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Nuk dihet arsyeja se pse është anuluar vizita e numrit dy të Kremlinit.

Vuçiq tha se të gjitha vendet e rajonit kanë nisur një fushatë të propagandës.

Ai shtoi se nuk bijnë pre e provokimeve të Kosovës, rasti i mbylljes së rrugëve ilegale.

Ndryshe, shumë zyrtarë në Kosovë e Serbi, kanë alarmuar se Patrushev do të vizitonte Beogradin, për të diskutuar planin për destabilizimin e Ballkait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *