Kosova kërkon një vlerësim të shpejtë të aplikimit në NATO

Kosova kërkon që kërkesa e vendit për anëtarësim në NATO të shqyrtohet shpejt, raporton Reuters, përcjell MekuliPress.
Ministri i Mbrojtjes i vendit, Armend Mehaj, po kërkon gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë 635 trupa në vend si pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Trajtimi urgjent i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe të pasurit e një baze të përhershme me forcat amerikane është një nevojë imediate për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Mehaj në Facebook, shkruan Reuters.

Lexo po ashtu:  Në Lëvizjen Vetëvendosje sot janë anëtarësuar 12 mjekë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *