Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 7 të sulmeve ruse, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë këtë mëngjes se beson se pothuajse 6,000 trupa ruse janë vrarë nga ushtria ukrainase në gjashtë ditët e para të luftës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Megjithatë Rusia nuk ka konfirmuar ende humbjen e ushtarëve rusë.
Në vijim të njoftimit, presidenti ukrainas këmbënguli se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me “bomba, goditje dhe raketa”, të cilat kanë sulmuar qytetet e Ukrainës ditët e fundit, shkruan skynews.

Zelensky pohoi gjithashtu se Moska “synon të fshijë historinë tonë” pasi memoriali i Holokaustit “Babyn Yar” në Kiev u godit nga një raketë ruse të martën.




