Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko ka deklaruar se qëndrimi i Rusisë për pavarësinë e Kosovës është siç tha ai “parimor dhe i qëndrueshëm dhe nuk ndryshon në varësi të ndryshimit të situatës në rajon apo jashtë tij’.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia, ne jemi të qetë, duke ditur konsistencën e Beogradit, presidentit Aleksandar Vuçiq, qeverisë, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit tuaj.

Dhe marrëdhënia me Rusinë bazohet në interesin kombëtar të Serbisë”.

“Për dallim nga Perëndimi, i cili ende po bën presion dhe vazhdon t’i kërkojë Serbisë diçka, ne nuk jemi dhe nuk po kërkojmë nga ju të mbani këtë apo atë pozicion, që në fund të fundit është qasja e përgjithshme e Rusisë, se secili vend duhet të vendosë në bazë të qëndrimeve të tij kombëtare”, tha ambasadori rus në një intervistë për Veçernje Novosti.

Lexo po ashtu:  Rusia dhe Serbia fajësojnë shërbimet sekrete të huaja për protestat në Kazakistan

Burimi:botasot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *