Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Dhimbjen e kokës mund ta largoni shumë lehtë dhe neurologët amerikanë kanë zbuluar sekretin.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Së fundmi, neurologët amerikanë dhanë një sërë rekomandimesh për lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Kjo listë përfshin metodat më efektive, të cilat ata i përdorin rregullisht në punë dhe në shtëpi.

Këtu janë pesë më efektivet:

Mundohuni të gjeni një vend të qetë dhe të qëndroni ulur atje për të paktën gjysmë ore. Metoda është veçanërisht efektive nëse dhoma është e errët.

Pini ujë të ftohtë në gllënjka të vogla. Sipas fjalëve të profesoreshës së asociuar të Institutit të Neurologjisë (West Virginia, SHBA), Kristina Lopez, shfaqja e një dhimbje koke tek ajo, si rregull, sinjalizon mungesë uji në trup. Kur vendoset ekuilibri, migrena zhduket.

Lexo po ashtu:  Ndjesia e fryrjes së barkut, ushqimet që duhet të konsumoni

Fërkoni tëmblat me pak vaj esencial mbi to. Është më mirë nëse vaji eterik është nga haloret. Era e mentolit ndihmon në relaksimin dhe uljen e shkallës së dhimbjes.

Pini kafe. Kafeina ngushton enët e gjakut, gjë që redukton rrjedhjen e gjakut në tru. Si rezultat, dhimbja e kokës mund të kalojë shpejt.

Vendosni kompresa të ftohta. Lagni një shami me ujë dhe vendoseni në ballë. I ftohti do të ndihmojë në ngushtimin e enëve të gjakut dhe eliminimin e simptomave të pakëndshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *