Moska thotë se do të hapë cdo ditë korridore humanitare përgjatë gjithë kohës që do të zgjasë konflikti për civilët ukrainas. Ministria ruse e mbrojtjes i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se do ta bëjë këtë gjë pa miratimin e Kievit. Zyrtarët rus thanë se korridoret do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës çdo ditë.

Ofertat për hapjen e korridoreve humanitare drejt Rusisë janë kritikuar më parë si “cinike” nga Ukraina dhe perëndimi. Ukraina hodhi poshtë një ofertë të ngjashme më herët dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka quajtur propozime të tilla “absurde”. Gjatë paradites së të enjtes Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas nuk arritën të kishin një marrëveshje mes tyre. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se nuk pati “asnjë përparim” drejt një armëpushimi pas takimit me homologun e tij rus në Antalia.

Nga ana tjetër Sergei Lavrov sugjeroi se Vladimir Putin mund të jetë i hapur për të takuar Volodymyr Zelenskyyn.

Lexo po ashtu:  Z. Agim Veliu, Duhet një pjekuri e madhe për një qëndrim që implikon kërkesën e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *