Teksa Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës, duke sulmuar zona banimi, dhe duke nxitur reagime globale, shumë njerëz, të cilët jetojnë në Rusi dhe në Krimenë e okupuar nga Rusia, konsumojnë rrëfime false, të ofruara nga mediat e kontrolluara nga Kremlini.

Cilësimi i pushtimit si luftë, dhe jo si “operacion special ushtarak”, përbën krim, sipas ligjit rus. Kur Radio Evropa e Lirë bisedoi me banorë në Krime, të cilën Rusia ia ka zaptuar Ukrainës më 2014, mes tyre mbizotëronte injoranca. Intervistat në këtë raport janë realizuar para se REL-i të detyrohej të ndërpriste punën në Rusi dhe në Krime, më 6 mars, pas trysnisë së fortë nga qeveria ruse për të ndalur raportimin e pavarur atje.

Lexo po ashtu:  Ylli Ndroqi: Tashmë pa dorashka duan të ndalin zërin e RTV Ora dhe Ora News. Shpejt do dalë e vërteta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *