“Rusia vazhdon të shkatërrojë infrastrukturën tonë, vazhdon të godasë qytetet tona. Por ne do të rindërtojmë çdo rrugë në çdo qytet. Çdo shtëpi, çdo apartament ukrainas. Tani që pushtuesi është ende në tokën tonë, ne duhet ta godasim atë sa më shumë që të mundemi, për t’i mbrojtur qytetet, për të mbrojtur fshatrat, për të mbrojtur çdo metër të tokës tonë”.
Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të re, të postuar në kanalin e tij Telegram, në të cilën kthehet për të folur nga rrugët e Kievit. “Ndihmoni njëri-tjetrin – shton ai – mbështesni njëri-tjetrin. Mbështetni mbrojtjen dhe mbrojeni shtetin. Së bashku do të fitojmë”.