Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov sheh shpresë mbi një kompromis të mundshëm në negociatat midis Moskës dhe Kievit për t’i dhënë kështu fund luftës.

Lavrov i tha gazetës së përditshme ruse, RBK, se ai besonte se tashmë kishte qëndrime për të cilat palët “janë afër marrëveshjes”.

”Edhe pse bisedimet janë të vështira, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis”, shtoi ai.

Lavrov tha se neutraliteti politik dhe ushtarak i Ukrainës në këmbim të garancive të sigurisë së Moskës janë diskutuar seriozisht.

Të dy vendet priten të vazhdojnë sot negociatat online.

Lavrov përsërit se për Rusinë pikat kyçe në negociatat me Kievin janë siguria e popullatës rusisht-folëse në Ukrainën Lindore dhe çmilitarizimi i saj.

Lexo po ashtu:  Kurti: Kështu u mundua Vuçiq t’ia mbushte mendjen Trumpit për Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *