Paris Saint-Germaini është duke menduar qysh tash për pasardhësin e Mauricio Pochettinos. Klubi francez po planifikon të ndahet me trajnerin argjentinas në fund të sezonit, ndoshta edhe më herët, mbi të gjitha pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Kohëve të fundit flitej se Zinedine Zidane mund ta marrë në dorë gjigantin francez gjatë verës që vjen.

Por, emri i fundit që po qarkullon në klubin parisien është Antonio Conte. Portali italian “Calciomercato” njofton se trajneri aktual i Tottenhamit është i preferuari i drejtuesve të klubit francez. Kontaktet e para tashmë kanë nisur dhe marrëveshja mund të finalizohet në fund të sezonit, kur Conte të largohet nga “Spurs” dhe kur Pochettino t’i ndajë rrugët me klubin nga “Parku i Princave”.

Lexo po ashtu:  Loriana Kuka fiton medaljen e argjendtë në ‘Marrakech 2019’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *