Juventusi po vazhdon me formën e mirë në Serie A, teksa sot regjistroi fitoren e katërt radhazi. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri mposhti Salernitanan.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” ka përfunduar me rezultatin 2:0. Të dy golat e fitores për “Zonjën e Vjetër” u shënuan në pjesën e parë. Paulo Dybala shënoi fillimisht në minutën e pestë, kurse Dusan Vlahovic pas 24 minutave.

Juventusi tani ka 59 pikë dhe renditet i katërti në tabelë, kurse Salernitana mbetet e fundit (20) me 16 pikë.

Lexo po ashtu:  Grant replikon me Jordan: “Çfarë spiuni, të përballet me mua në ka kurajë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *