Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që duhet të hani që të keni një mendje të mprehtë e ta mbroni trurin.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lakrat e egra
Lakrat e egra si pazia, laboti etj, janë të pasura me vitaminë K dhe magnez. Mungesa e këtij minerali ul nivelet e serotoninës, një transmetues nervor që përmirëson humorin. Një racion me lakra të egra të gatuara plotëson 35 përqind të nevojës ditore për magnez.

Mishi i gjelit të detit
Ky mish, peshku ton dhe mishi i pulës janë të pasura me amino acide.Këto të fundit ju bëjnë më mendjemprehtë dhe më të përqendruar. Në momentet që duhet të jeni të përqendruar dhe mendjekthjellët, atëherë hani mishin e gjelit të detit.

Arrat
Arrat janë të pasura me amino acide, mungesa e të cilëve shkakton depresion. Këto amino acide gjenden edhe tek peshqit dhe sipas studimeve njerëzit që nuk hanë shumë peshq janë më të rrezikuar nga depresioni.

Lexo po ashtu:  Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

Kokoshkat pa yndyrë
Kokoshkat konsiderohen një karbohidrat kompleks me një nivel të ulët glicemie dhe që ruan nivelet e serotoninës, hormonit që përmirëson humorin. Në momentin që kokoshkat përzihen me yndyrë, sheqer apo kripë, përfitimet e kokoshkave nuk vlejnë më.

Gjiza
Gjiza përmban triptofan dhe amino acide që përmirësojnë nivelet e serotoninës. Mungesa e serotoninës e vështirëson përballjen e trurit me stresin.

Bananet
Bananet janë të pasura me magnez, kalium dhe vitaminë B6. Kaliumi i bën mirë zemrës, veshkave, muskujve dhe sistemit tretës.

Kosi
Trupi është i mbushur me baktere. Probiotikët janë substanca që gjenden tek kosi i shtëpisë të cilët kultivojnë bakteret e shëndetshme në sistemin tretës. Bakteri lactobacillus në veçanti është shumë i dobishëm për organizmin. Ngrënia e kosit rekomandohet kundër ankthit dhe nervozizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *