Të paktën 12 gjeneralë rus raportohet se janë vrarë në luftimet në Ukrainë, megjithëse Kremlini konfirmon se vetëm gjysma e tyre kanë humbur jetën.

Po kush janë gjeneralët e vrarë? I pari është Gjeneral Rezantsev, i cili thuhet se u vra në luftimet në Kherson. Vdekja e tij ka ulur jo pak moralin e forcave ruse.

Ukraina thotë se ka vrarë edhe gjeneralin Oleg në Mariupol, i cili thuhet se ka marrë pjesë edhe në luftën në Siri. Po ashtu edhe gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky raportohet se u qëllua dhe u vra nga një snajper në fund të shkurtit.

Ndërsa vdekja e gjeneralmajor Vitaly Gerasimov më 7 mars u njoftua nga inteligjenca ushtarake ukrainase bazuar në një telefonatë radio të përgjuar.

Gjeneralmajor Andrey Kolesnikov,u vra në luftime në Mariupol më 11 mars.

Ukraina thotë se ka vrarë edhe kolonelët dhe gjeneralët Andrei Zakharov, Konstantin Zizevsky, Yuri Agarkov, Dmitry Safronov, Denis Glebov, Magomed Tushaev, Vladimir Zhoga, por që pala ruse nuk e konfirmon vdekjen e tyre.

Por çfarë tregon vdekja e tyre për operacionin ushtarak të Rusisë?

Lexo po ashtu:  “Gratë e kanë vendin në kuzhinë”, kështu provokon Burger King për 8 Mars

“Dy teori janë se gjeneralët rusë shkuan në vijat e frontit për të zgjidhur rrëmujën strategjike në të cilën janë futur disa nga batalionet, ose për të inkurajuar ushtarët e demoralizuar të avancojnë”, thotë Korrespondenti i Sky News, Alistair Bunkall.

Sipas Zëvendës Marshallit Ajror Sean Bell, në përgjithësi ekzistojnë tre nivele të luftës: Taktike, operacionale dhe strategjike. Zakonisht, gjeneralët kryesorë do të vendoseshin larg luftës taktike, e cila do të thotë luftime në terren.

“Është e qartë se kjo luftë nuk ka shkuar ashtu siç priste Putini”, tha ai për Sky News.”Ai ka hequr qafe një këst të tërë gjeneralësh të lartë, ka sjellë disa të rinj dhe ju mund të imagjinoni se cilat ishin urdhrat për ta – shkoni në front, unë dua të shoh disa veprime konkrete .”

Prandaj, ata po shihen “duke u përpjekur të frymëzojnë, motivojnë, udhëheqin, në nivel taktik, disa nga rekrutët dhe ushtrinë” në vijën e frontit, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *