Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të hënën se bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Siç raporton Reuters, Kancelari shtoi se vonesat më shumë në këtë drejtim, do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor më të ndjeshëm ndaj ndikimit të jashtëm.

“Është e qartë si për Gjermaninë dhe Suedinë se BE duhet të ecë para me reformat institucionale në mënyrë që të zgjerohet më tej”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren suedeze Magdalena Andersson.

Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokuan në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Sofja kërkoi që fillimisht të arrihet një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas tyre kanë “rrënjë bullgare”.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë ngritur grupe pune që të zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që Shkupi dhe Tirana të mund të nisin bisedimet për integrim evropian.

Lexo po ashtu:  Kanceri i prostatës mund të kurohet për një javë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *