Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk duhet të përfundojnë me “shitjen e Ukrainës”, tha Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss. Duke iu drejtuar deputetëve në Dhomën e Komunave, ajo tha se presidenti Putin “nuk është serioz për bisedimet” dhe ende “po bombardon me qëllim qytetarët e pafajshëm”. “Ne nuk duhet të ndalim vetëm Putinin në Ukrainë, por duhet ta shohim situatën në një periudhë më të gjatë”, tha ajo.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga G7 nuk duhet të hiqen “përderisa Putini vazhdon me luftën e tij dhe ai ka ende trupa në Ukrainë”, tha ajo. Truss tha se bisedimet nuk duhet të përsërisin gabimet e së kaluarës, duke përfshirë “zgjidhjen e vështirë të vitit 2014, e cila nuk i dha popullit të Ukrainës siguri të qëndrueshme”.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti dhe Kancelari Federal i Republikës së Austrisë, Nehammer mbajtën konferencë të përbashkët për media

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *