Pak ditë para hedhjes së shortit të grupeve, FIFA ka bërë të ditur sot emrin dhe dizajnin e topit të ri që do të përdoret gjatë Botëror 2022 në Katar. Një top i prodhuar nga kompania “Adidas”, e cila ka prodhuar kështu për herën e 14 radhazi topin zyrtar të një turneu të tillë. Topi i ri quhet “Al Rihla” dhe është dizajnuar për të përballuar ritmin e shpejtë të ndeshjes, pasi zhvendoset në ajër më shpejt se çdo top tjetër i prodhuar në historinë e turneve.

“Jemi para një topi të mrekullueshëm dhe të cilësisë të lartë. Yjet do të argëtohen duke luajtur në nivelin më të lartë në Katar”, – u shpreh Jean-Fransua Pati, drejtori i Departamentit të Marketingut i FIFA-s. “Al Rihla” do të thotë “udhëtimi” në gjuhën arabe dhe inspirohet në kulturën, arkitektura, emblema dhe ngjyrat e flamurit të Katarit. Ngjyrat e ndezura përfaqësojnë pikërisht vendin pritës të këtij kampionati Botëror.

Lexo po ashtu:  Bayern Munich vendos përfundimisht për Perisicin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *