Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kosova dhe Zvicra zhvilluan mes tyre ndeshje miqësore, takim që u mbyll në barazim 1-1.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Një sfidë interesante për të dyja shtetet, duke marrë parasysh edhe lidhjen e veçantë që ekziston mes tyre.

Një numër i konsiderueshëm të lojtarëve me origjinë shqiptare por që përfaqësojnë ngjyrat e kombëtares helvete, u përballën për herë të parë me kombëtaren e vendit të tyre dardanët.

Një ndeshje e veçantë kjo edhe për tifozët të cilët kishin mundësinë të shikonin një “vëllazërore” mes dy shteteve, por për veç emocionit të veçantë që kanë pasur lojtarët, përsëri ata kanë inat me ndonjë nga shqiptarët e Zvicrës.

Tifozët shqiptarë gjatë kësaj ndeshjeje kanë shpalosur një banderolë fyese për sulmuesin me origjinë shqiptarë të Zvicrës, Andi Zeqiri.

Lexo po ashtu:  Ndeshja e famshme në Prishtinë që mobilizoi shqiptarët, për të cilën u fol shumë në ish Jugosllavi!

“Andi tregtari, pazarxhi i natës, mashtruesi i kombëtares”, kishin shkruar tifozët.

Kujtojmë se “dardanët” kanë inate me sulmuesin Zeqiri, pasi ky i fundit, iu premtoi drejtuesve që do të luante për Kosovën, teksa në momentin e fundit, vendosi të përfaqësonte Zvicrën, duke zhgënjyer të gjithë shqiptarët e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *