Manifestimi mbarëkombëtar ‘Dita e Plisit’ ka vite që shënohet në Zym të Hasit, ndërsa këtë vit vjen me edicionin e gjashtë me radhë.
Gjatë këtij edicioni do të flitet për karakteristika e plisit të bardh, do të këndohen këngë, thuhen barcoleta e anektoda popullore dhe recitohen poezi të cilat i janë kushtuar plisit.
Ajo që bie në sy gjatë kësaj dite, është se të pranishmit në këtë ceremoni mbajnë të vendosur në kokë plisa të bardhë.
Plisi quhet mbulesa e bardhë prej leshi të cilën pellazgët, Ilirët e më vonë shqiptarët e përdorën për ta mbuluar kokën. Quhet plis sepse është e krijuar prej leshit të deles së bardhë.
Plisi është simbol dhe mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarët.
Ko ngjarje tashmë tradicionale, do të mbahet më datë 30 prill duke filluar nga ora 11:00 në Zym të Hasit. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress