“Bashkimi Evropian ka ngritur një ekip hetues së bashku me Ukrainën për të mbledhur prova mbi krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit”. Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një reagim për krimet në qytetin ukrainas në Bucha. Ajo gjithashtu zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“BE-ja është e gatshme të shtojë përpjekjet e saj duke dërguar ekipe hetimore në terren në mbështetje të zyrës së prokurorit ukrainas. Imazhet zemërthyese nuk mund dhe nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha von der Leyen.

Sipas saj, ata që kanë kryer këto krime të tmerrshme nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

Lexo po ashtu:  Datat/ Vendet europiane që kanë hapur kufijtë dhe kur vendosin të tjerët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *