Në Francë, prokurorët kanë hapur një hetim paraprak mbi akuzat për mashtrim tatimor të bëra kundër kompanisë McKinsey me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë, në një hetim të Senatit mbi përdorimin e firmave private të kompanisë këshilluese nga qeveria.

Paçka se zyra e prokurorit nuk e përcaktoi objektivin e hetimit, në një intervistë, presidenti francez Emmanuel Macron, ka konfirmuar se bëhej fjalë për McKinsey.

“Në fund të këtij hetimi gjyqësor do të marrim vesh nëse ka pasur apo jo mashtrim fiskal nga kjo kompani”, ka thënë ai.

Hetimi përfaqëson një pengesë për Macron vetëm disa ditë përpara se ai të dalë para votuesve për të kërkuar rizgjedhjen në votimin e raundit të parë.

Sondazhet tregojnë që ai do të dalë në balotazh, por epërsia ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, është ngushtuar brenda marzhit të gabimit.

Sakaq, rivalët janë kapur me McKinsey për të kritikuar qeverinë për shpenzimet e tepërta për konsulencat kur Franca ka një sektor të madh publik të pajisur me nëpunës civilë me karrierë.

Lexo po ashtu:  Turqia i jep ultimatum Rusisë

Ai pason një raport të senatit, i cili ka kritikuar “ndikimin e konsulencës” në shtet, duke e quajtur “të errët”.

Në vitin 2021, vetëm ministritë e qeverisë qendrore kanë shpenzuar 893.9 milionë euro për to, më shumë se dyfishi i shumës në vitin 2018.

McKinsey, e cila ka këshilluar qeverinë franceze për përhapjen e vaksinës COVID, projektet e teknologjisë dhe arsimin, është vënë në fokus të veçantë.

Ajo është vetëm një nga shumë firmat që punojnë për shtetin.

Vetë kompania e ka mohuar keqbërjen dhe ka thënë se ka respektuar rregullat e aplikueshme tatimore dhe të sigurimeve shoqërore.

Po ashtu ka deklaruar se ka paguar më shumë se 422 milionë euro taksa dhe tarifa sociale në lidhje me punonjësit në Francë nga viti 2011 deri në 2020-n.

Ndryshe, një të pestën e shitjeve të saj në periudhë.

“Nëse kërkohet, McKinsey do të vihet në dispozicion të administratës dhe autoriteteve përkatëse”, ka vijuar deklarata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *