Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se shpreson që qeveria e re e Prishtinës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, ta heqë sa më shpejt taksën dhe masat e reciprocitetit për mallrat nga Serbia, në mënyrë që, siç tha ajo, Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin tregtar.

Ajo tha të enjten se vendimi për këtë nuk varet nga Serbia dhe se Beogradi mund të apelojë që ajo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi, sipas saj, një gjë të tillë po e bëjnë që nga 21 nëntori 2018, kur u vendos taksa prej 100 për qind, raporton “Tanjug”-u, transmeton “Klan Kosova”.

Këto deklarata shefja e ekzekutivit serb i bëri në ditën kur Avdullah Hoti mori detyrën e shefit të ri të Qeverisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *