Beteja e Kosharës, njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e udhëhequr nga Brigada 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani më, 9 prill të vitit 1999, të shtunën shënon 23 vjetorin e saj.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë përveçse ishte një fitore morale për UÇK-në, ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në Kosovë.

Në aspektin strategjik beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë jo vetëm në marrjen dhe pastrimin e kufirit, por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike, ndihmë mjekësore.

Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet më të suksesshme të forcave të UÇK-së për vetë faktin e bilancit e të vrarëve nga pala e armikut, dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj. Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.

Lexo po ashtu:  “Kërkesat e Rusisë çojnë në një rend botëror të ri e të rrezikshëm”

Ndryshe me rastin e këtij përvjetori, të shtunën do të mbahet manifestimi “Ditët e Shqipës”, ku prezent do të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me këtë rast Osmani, në ora 11:15, do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare, si dhe në ora 12:00 do të marrë pjesë në manifestimin qendror.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *