Finlanda dhe Suedia së shpejti mund t’i bashkohen NATO-s, lëvizje që ka të ngjarë të zemërojnë Moskën. Sipas CNN, zyrtarët e NATO-s kanë thënë se diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë.
Sipas zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së kjo çështja doli në takimin e jashtëm të NATO-s të kësaj jave, ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Stokholmi dhe Helsinki.
Zyrtarët thanë se diskutimet nënvizojnë shkallën në të cilën pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin ka shërbyer vetëm për të rigjallëruar dhe bashkuar aleancën e NATO-s, pikërisht e kundërta e qëllimeve të deklaruara të Putinit përpara fillimit të luftës. Presidenti rus kishte kërkuar që NATO të ndalonte zgjerimin në lindje dhe pranimin e anëtarëve të rinj, duke akuzuar bllokun për kërcënimin e sigurisë ruse. Në vend të kësaj, NATO ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën dhe po përgatitet të mirëpresë anëtarët e rinj.