Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Projektligji për Ushqim, janë tri projektligjet të cilat janë miratuar në seancën plenare të ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës.

Në mungesë të deputetëve nga komuniteti serb, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nuk është hedhur në votim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi se për këtë projektligj kërkohet që patjetër të votohet edhe prej deputetëve serbë.

“Lidhur me këto të mbeturat, e kemi pasur votimin në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mirëpo ky është ligj i karakterit vital, që quhet në Republikën e Kosovës. Prandaj, patjetër duhet të votohet edhe prej deputetëve të komunitetit serb, kështu që meqenëse ata nuk janë të pranishëm e lëmë këtë projektligj”, theksoi ai.

Fillimisht për votimin e tri projektligjeve të cekura më lartë nuk pati kuorum, dhe ato u votuan në tentativën e tretë.

Lexo po ashtu:  Ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko në vijën e parë të frontit të luftës: I gatshëm të jap dhe jetën për mbrojtjen e Ukrainës!

Për këtë kryeparlamentari Konjufca, kërkoi nga deputetët e mazhorancës që mos të tallën.

“Sërish nuk kemi kuorum, mazhoranca mos bëni hajgare. Vazhdojmë me projektligje të tjera”, tha Konjufca.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *