“Budallicë” dhe “trashullaqe”: Ku është zëri i Ambasadave?

Dhuna ndaj gruas pos që t’fillon në familje, vazhdon, po ushqehet e po trimërohet edhe nga pushteti i katërt, pra nga mediat masive.

Të nderuar lexues,
A po e vëreni se si po mungon zëri kritik i AGK-së ndaj fjalëve poshtëruese “Budallicë” dhe “Trashullaqe”? Nuk presim reagim nga mediat që prodhojnë ofendime e bullizëm publik, por presim reagim publik nga gardianët e demokracisë: çuditërisht sot po mungon edhe zëri i fuqishëm dhe shpresëdhënës i Ambasadave perëndimore në Prishtinë. Do ta veçoja këtu, me shumë zhgënjim, heshtjen e Ambasadës Amerikane dhe asaj Gjermane ndaj ftesës publike për dhunë nga gazetarët.

I shënjoj këto dy ambasada sepse secila prej tyre ka dhënë kontribut të madh e të rëndësishëm në fushën e medias, lirisë dhe të drejtave të njeriut, dhe, gjithsesi, këto kanë sponzorizuar dhe mbeshtetur materialisht (dhe jo vetëm) mediat dhe gazetarinë që e ndëshkon dhe e lufton veçanërisht dhunën ndaj gruas dhe që synojnë respektimin e mendimit tjetër, lirinë e fjalës dhe të të shprehurit në publik.

Lexo po ashtu:  Pse po e mbivlerësojmë vdekshmërinë e Covid19

Heshtja e ambasadave sot është nësër oksigjeni publik për dhunën, veçanërisht ndaj gruas.

Mos i trimëroni demonët!/MekuliPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *