Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot se Serbia ka bllokuar progresin në dialog, ashtu siç ka bllokuar edhe marrëveshjen për targat.

Gjatë konferencës për mediat pas takimit me presidentin e Letonisë, Egils Levits u shpreh se Serbia edhe më parë kur ka nënshkruar marrëveshje nuk i ka zbatuar ato në terren.

Sipas saj, Republika e Kosovës ka dhënë maksimumin si një palë konstruktive në dialog që të arrihet një marrëveshje, ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Evropian.

“Jo vetëm marrëveshja për targat, por edhe marrëveshje të tjera të cilat ne si Republikë e Kosovës i kemi shtyrë përpara në përputhje të plotë me parimet dhe standardet më të larta evropiane, për fat të keq janë bllokuar nga ana e Serbisë për një arsye të vetme pasi Serbia nuk po i pranon këto parime evropiane. Prandaj, Republika e Kosovës ka dhënë maksimumin si një palë konstruktive në dialog që të arrihet një marrëveshje ashtu siç ka kërkuar dhe BE-ja në përputhje me kriteret dhe parimet e BE-së, por ne nuk mund të marrim përgjegjësi për bllokadën që e shkakton pala tjetër. Në ditët në vijim do të ketë akoma përpjekje dhe ajo që ju siguroj se Kosova do të jetë palë konstruktive, ndërkaq se si do të sillet Serbia, është çështje e tyre, por sjellja e deritanishme vetëm se e ka bllokuar progresin në dialog”, tha ndër të tjera presidentja, Vjosa Osmani.

Lexo po ashtu:  Policia konfirmon arrestimin e një serbi, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *