Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mirëpresë sot në Kiev sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin. Njoftimi erdhi pasi Rusia ka vazhduar bombardimet në qytetet ukrainase të shtunën. Zelensky tha se kishte planifikuar të diskutonte me Blinken dhe Austin dërgesat e armëve për Ukrainën.

Zelensky shtoi se shpresonte që edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden do të vizitonte Kievin. Deklarata e tij erdhi një ditë pas sulmeve të trupave ruse të cilat shënjestruan fabrikën e çelikut “Azovstal” në qytetin port të Mariupolit. Rusia po i përqendron sulmet e saj në lindje dhe jug të Ukrainës, me sa duket për të krijuar një urë tokësore midis Rusisë dhe gadishullit të okupuar të Krimesë.

Forcat e Moskës sulmuan qytetin port jugor të Odessa-s, duke thënë se kishin goditur një terminal logjistik në një aeroport ushtarak ku Rusia tha se po ruhej një dërgesë e madhe armësh nga SHBA-ja dhe vendet evropiane. “Forcat ruse kishin shkatërruar gjithashtu depo armësh, municionesh dhe karburanti, mes objektivave të tjera, duke vrarë deri në 200 luftëtarë ukrainas,” sipas zëdhënësit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Lexo po ashtu:  Abazi tregon çka po kërkon Vetëvendosje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *