Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e tretë të saj duke bërë që vendi të rijetojë tmerret më të këqija të shekullit të 20-të.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Mijëra të vdekur, miliona të zhvendosur, qytete të kthyera në gërmadha. Forcat pushtuese akuzohen për krime lufte pasi bombarduan maternitetet dhe civilët ukrainas.
E megjithatë Rusia nuk ka arritur të pushtojë Kievin dhe të rrëzojë qeverinë e Zelenskyt. Forcat ukrainase kanë ngritur një mbrojtje të fortë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka treguar lidership të madh.

Por ndërsa forcat ruse rigrupohen në lindje, a mund t’i rezistojë ende Ukraina ato? A munden fuqitë perëndimore të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake dhe të qëndrojnë të bashkuara rreth qëllimeve të përbashkëta të luftës?
Apo koha, lodhja dhe pakësimi i rezervave të municioneve do ta bëjnë dëmin e tyre? Kjo luftë që vijon prej dy muajsh, që deri më tani nuk i dihet se kur do të mbarojë.




