Rusia iu është kundërpërgjigjur sanksioneve të Gjermanisë. Sot Kremlini ka shpallur 40 diplomatë gjermanë si persona të padëshiruar. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse, duke urdhëruar kështu dëbimin e tyre.

Ky vendim është parë si shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të njëjtë të Berlinit për të dëbuar numër të njëjtë të diplomatëve rusë nga Gjermania më 4 prill.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se i ka dërguar ambasadorit gjerman në Moskë një letër proteste për politikat armiqësore të Berlinit si dhe kundërshtimin për dëbimin e 40 diplomatëve rusë në fillim të muajit prill.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, kjo shifër përbën një të tretën e stafit diplomatik gjerman në Rusi.

Lexo po ashtu:  Si erdhi ideja dhe kush ia la emrin Vetëvendosjes, tregon Liburn Aliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *