Sipas një studimi, asnjë sasi e alkoolit nuk është e sigurt për t’u konsumuar nga gratë shtatzëna. Përdorimi i alkoolit e dëmton zhvillimin e trurit të foshnjës në çfarëdo faze të shtatzënisë.

Gjatë analizimit të shëndetit të adoleshentëve,  u zbulua se ata vuanin nga dëmtimi i trurit për shkak të kontaktit me alkool në barkun e nënës.

Pavarësisht paralajmërimeve të qarta, shumë nëna britanike e përdorin alkoolin gjatë shtatzënisë. Një në gjashtë fëmijë kanë shenja të dëmtimit në tru për shkak të alkoolit. Këto rezultate u nxorën nga ekipi i këtij studimi.

Njerëzit që janë lindur nga nënat që kanë pirë alkool kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga skizofrenia, skleroza e shumëfishtë, autizmi dhe depresioni.

“Ky studim paraqet dëshmi të rëndësishme se fëmijët e ekspozuar ndaj alkoolit para lindjes së tyre janë në rrezik nga dëmtimi i aftësive njohëse”, tha Lin Gao, një nga autorët kryesorë të këtij studimi.

Dëmtimet e trurit u zbuluan përmes një procesi të quajtur magnetoencefalografi. Këtu përfshihet përdorimi i një pajisjeje shumë të ndjeshme për t’i regjistruar impulset e trurit dhe për të parë se cilat pjesë të trurit nuk po funksionojnë si duhet, shkruhet në “Daily Mail”.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Zbuloni cilat janë përfimet e manaferrave për shëndetin tuaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *