Është një ndër filmat më të bukur. “Hachi: A dog’s tale” ka si protagonist aktorin Richard Gere dhe njëqen. Aktori në film luan rolin e një profesori muzike dhe një ditë të caktuar, në stacionin e trenit ku zbriste për të shkuar në shtëpi, ai gjen një qen të braktisur. E merr atë në shtëpi dhe e rrit së bashku me bashkëshorten.

Qeni rritet me ta dhe sillet me besnikëri ndaj të zotit. Ai e pret atë çdo ditë në orën 5 të pasdites nëstacionin e trenit, në orarin kur profesori kthehej nga puna. Një ditë, profesori pëson infarkt në zemër dhe vdes gjatë kohës që po jepte mësim. Qeni vazhdonte dhe e priste për vite të tëra tek stacioni i trenit. Qeni plaket dhe vazhdon ta presë të zotin çdo ditë në orën 5 të pasdites, me shpresën se ai do të kthehej. Pritja vazhdon deri në momentin që qeni ngordh.

Historia bazohet mbi një histori të vërtetë të një qeni Akita, tepër të përkushtuar ndaj të zotit të tij, saqë e priste atë çdo ditë tek stacioni i trenit kur kthehej nga puna. Kur i zoti i tij, një profesor universiteti nëJaponi, ndërroi jetë në vitin 1925, qeni vazhdoi ta priste me shpresën se ai do të zbriste tek stacioni i trenit për 9 vite me radhë, derisa ngordhi.

Lexo po ashtu:  Avatar 2, gati në vitin tjetër

Kjo histori na jep një mesazh shumë të rëndësishëm, atë të besnikërisë ndaj dikujt që duam. Nuk duhet ta harrojmë asnjëherë dikë që duam, pavarësisht nga largimi i tij/saj nga jeta. Akoma më tepër kjo besnikëri shtohet kur bëhet fjala për një qen. Qentë konsiderohen si simbol i besnikërisë ndaj të zotëve të tyre. Qentë bëjnë gjithçka për të kaluar kohë me të zotët, si dhe i mbrojnë ata në çdo rast rreziku. Ndaj, nëse nuk do të zhgënjehesh dhe nëse do pranë një krijesë besnike që do të dojë pa interes, mbaj pranë një qen. Nuk ke për t’u zhgënjyer asnjëherë. Dhe nëse nuk e ke parë filmin e përmendur në këtë artikull, duhet padiskutim ta shohësh atë. Do të mbetet gjatë në mendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *