Ukraina ka akuzuar trupat ruse se kanë përdorur armë me përmbajtje fosfori në sulmet e kryera në fshatin lindor Solovyove.

Një detaj i tillë është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko.

Edhe pse fosfori nuk klasifikohet si armë kimike sipas Konventës për Armët Kimike, përdorimi i tij pranë civilëve është i paligjshëm, raportoi BBC.

Forcat ruse gjithashtu bombarduan përsëri fshatin Lastochkyne, duke dëmtuar një shtëpi banimi dhe një dyqan, tha Kyrylenko në shërbimin e mesazheve Telegram.

Sipas Kyrylenko, rusët shënjestruan Avdiivka me raketa-hedhës të shumëfishtë Grad gjatë natës, pasuar nga një sulm ajror dhe granatime të mëtejshme në mëngjes.

Ai shtoi se shtëpitë e banimit dhe infrastruktura civile janë dëmtuar.
Moska e ka kthyer kryesisht fokusin e saj ushtarak në shtetet lindore të Donetskut dhe Luhanskut, të njohur si rajoni i Donbasit.

Lexo po ashtu:  Ministria e Jashtme e Rusisë: 15 shkurti do të hyjë në histori si dita e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *