Piloti ukrainas, i njohur edhe si Fantazma e Kievit, ka humbur jetën muajin e kaluar në një betejë.

Ai dyshohet se rrëzoi më shumë se 40 avionë rusë.

Major Stepan Tarabalka, 29 vjeç, baba i një fëmije, u vra kur MiG-29 me të cilin po fluturonte u rrëzua më 13 mars teksa po luftonte forcat “dërrmuese” të armikut, sipas raporteve lokale.

Deri tani vdekja e tij nuk ka qenë e konfirmuar, ndërsa ka konfirmuar se piloti vërtetë ka humbur jetën në atë betejë, nga burime brenda Ukrainës.

Ata thanë se helmeta dhe syzet e tij pritej të dilnin në shitje së shpejti në një ankand në Londër, megjithëse nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Lexo po ashtu:  Putin e ka vendosur datën kur do shpallë fundin e luftës në Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *